De Niro: Kam prejardhje shqiptaro-italiane
Romë, 22 shkurt - Në një intervistë për radiotelevizionin italian RAI1 gjatë festivalit të muzikës San Remo, aktori me famë botërore Robert De Niro ka thënë se ka prejardhje shqiptaro-italiane.
I provokuar nga prezantuesja italiane, i pyetur për prejardhjen e tij italiane, De Niro ka ndërhyrë duke thënë se është nga gjaku shqiptar dhe italian.
De Niro kishte bërë të ditur se është e rëndësishme që edhe fëmijët e tij të dinë se kanë gjak shqiptar dhe italian.