10 Janar 2025

Davutoglu përkrah fuqishme anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

New York, 28  shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka zhvilluar një takim, në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, me kryeministrin e Republikës së Turqisë, Ahmet Davutoglu.

Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi dhe ministri Bekim Çollaku, kryeministri Mustafa, e njoftoi homologun turk për të arriturat në Kosovë, në shumë fusha.

Kryeministri Isa Mustafa kërkoi mbështetjen e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, si dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

Duke e falënderuar për përkrahjen e ofruar nga Turqia deri më tash, kryeministri Mustafa shprehu vullnetin për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, vlerësoi të arriturat në Kosovë, si dhe maturinë dhe vizionin e dëshmuar nga Kosova në proceset e fundit që lidhen me bashkëpunimin rajonal.

Kryeministri Davutoglu po ashtu shprehu përkrahje të fuqishme për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, si dhe në hapat e tjerë që lidhen me fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Kryeministri turk po ashtu theksoi vullnetin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)