David dhe Victoria Beckham drejt divorcit
Londër, 5 shkurt - Gjashtëmbëdhjetë vjet martesë, katër fëmijë, dy karriera të shkëlqyera dhe shumë thashetheme e përgënjeshtrime në revistat rozë.
David Beckham dhe Victoria Adams duket se janë në fund të marrëdhënies së tyre bashkëshortore.
Ish-këngëtarja e Spice Girls, e afirmuar prej kohësh si stiliste, dhe futbollisti i famshëm në mbarë botën duket se do të ndjekin rrugë të ndryshme, pavarësisht se janë prindër të katër fëmijëve.
Lajmin e ndarjes së tyre e ka publikuar revista OK, e cila shkruan se pas shumë vitesh përpjekjeje për të bërë të funksionojë marrëdhënien e tyre, David dhe Victoria po i japin fund martesës.