David Bowie me album të ri
New York, 8 janar - Në ditën e 66-vjetorit të lindjes, David Bowie njofton përmes faqes së tij zyrtare daljen e albumit të 24-t në karierën e tij 40-vjeçare.
Bëhet fjalë për një album në studio, i pari me këngët e pa publikuara në albumin Reality të vitit 2003.
Disku, nga i cili deri tani është prezantuar vetëm kopertina dhe lista e këngëve, do të mbajë titullin The Next Day dhe do të përmbajë 17 këngë.
Albumi do të dalë më 11 mars, por promovimi i tij ka nisur tashmë me këngën Where Are We Now, një baladë melankolike që shoqërohet me një video të transmetuar në faqen zyrtare të artistit.