David Beckham planifikon një markë sportive me emër të tij
Londër, 8 prill- Futbollsti në pension David Beckham thuhet se është duke shikuar që të nisë një markë të rrobave të rëndomta sportive me emër të tij.
Sipas publikimit për tregti WWD, David Beckham është duke shikuar që të nisë një markë të rrobave të rëndomta sportive. Edhepse nuk ka ende asnjë marrëveshje, ish-futbollisti thuhet se është takuar me përfaqësuesit e firmës globale Li & Fung disa herë.