Dashuri në shikim të parë për Tom Cruise
SHBA, 9 qershor - Tom Cruise e ka ditur se dëshiron të martohet me Katie Holmes që pas ditës së parë të takimit me të.
Aktori 47-vjeçar, i cili ka vajzën katërvjeçare Suri me aktoren zeshkane, kishte kuptuar se Katie është femra e tij e ëndrrave po thuajse menjëherë dhe kishte qenë i bindur se ajo do të jetë gruaja e tij.
"E dija se doja të martohesha me të që pas ditës së parë që e takova. Ajo që është edhe më interesante është se Katie ka thënë se kur ajo ka qenë adoleshente ajo kishte ëndërruar të martohet me mua. A nuk duhet diçka e jashtëzakonshme?", ka thënë Cruise për revistën britanike OK!