28 Dhjetor 2024

Danimarka, fituese e Eurovizionit 2013

Malmo, 19 maj - Emilie de Forest nga Danimarka ka fituar Festivalin Evropian të Këngës, 2013.

Këngëtarja 20-vjeçare ka mposhtur 25 finalistët e tjerë në Malmo të Suedisë me këngën “Only Teardrops”.

De Forest ka marrë 281 pikë, për t’u pasuar nga përfaqësuesi i Azerbajxhanit, Farid Mammadov, i cili ka dalë i dyti me 234 pikë.

Kënga e tij “Hold me” ka qenë një tjetër performancë e shquar për Azerbajxhanin, i cili vitin e kaluar ka qenë nikoqir i Eurovizionit.

Në vendin e tretë ka dalë Ukraina, përfaqësuesja e së cilës, Zlata Ognevich, me këngën “Gravity”, ka marrë 214 pikë.

Në edicionin e sivjetmë, Shqipëria është përfaqësuar me këngën “Identitet” nga Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko, por nuk ka arritur të kualifikohet në finale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)