Daniel Craig tërhiqet nga filmi The Whole Truth
Londër, 10 prill - Daniel Craig është tërhequr nga filmi i tij i ri, The Whole Truth, disa ditë para se të fillojnë xhirimet me yllin Renee Zellweger.
Skenat janë ndaluar dhe regjisorët po bëjnë çmos që të gjejnë zëvendësimin e njeriut kryesor në momentin e fundit.
Filmi është dashur të filloj në Boston të hënen e ardhshme dhe Craig është vërejtur në qytet duke u përgatitur për rolin.
Por ylli James Bond e la këtë rol papritmas të dielen, duke e lënë partneren në situatë të vështirë.
Të nesërmen ai u paraqit në tepi të kuqe në një ngjarje bamirësie në New York së bashku me gruan e tij Rachel Weisz.