21 Dhjetor 2024

DamBusters, filmi që frymëzon heqjen e digës së Mirushës në Kosovë

Prishtinë, 23 shkurt - Një film për heqjen e digave në pesë vende të Evropës është shfaqur sot premierë në Prishtinë, duke ngritur vetëdijen për nevojën e restaurimit të lumenjëve dhe lejimin e rrjedhës së lirë të ujit dhe specieve shtegtare siç është salmoni.

DamBusters tregon historitë e ambientalistëve frymëzues të cilët me sukses ndërmorën veprime për heqjen e barrierave në lumenjë në Spanjë, Francë, Estoni, Lituani dhe Finlandë.

Shfaqja e filmit u bë me mbështetjen e organizatave The Nature Conservancy (TNC) dhe WWF Adria.

Të dy organizatat kanë kontribuar në prodhimin e filmit dhe po zbatojnë aktualisht projektin “Heqja e digës së Mirushës”, në mënyrë që të krijohet një bazë për rishikimin dhe heqjen e digës së Mirushës dhe për të promovuar heqjen e digave në nivel vendi. Projekti po mbështetet gjithashtu edhe nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) në Kosovë.

Duke folur në këtë ngjarje, zëvendësministrja e MMPHI-së, Linda Çavdarbasha tha se Ministria mbështetë plotësisht projektin e largimit të digës së Mirushës dhe projekteve tjerave që kanë për qëllim përmirësimin e mirëqënies, sigurisë, shëndetit si dhe mbrojtjen e natyrës së bukur që ka Kosova.

“Shumë projekte duke përfshirë edhe disa diga që janë ndërtuar në dekadat e fundit pa një analizë të thellë paraprake të ndikimit të tyre në mjedis dhe si pasojë shumë habitete janë fragmentuar dhe ndikuar negativisht. Për më tepër nuk ka patur një vlerësimit serioz të rrezikut dhe dëmeve potenciale që rrjedhin nga këto projekte”, tha zëvendësministrja Çavdarbasha.

Diga e Mirushës u ndërtua ilegalisht midis viteve 2011 dhe 2013, fillimisht për prodhim hidroenergjetik, por tani nuk shërben për asnjë qëllim. Ende nuk është përcaktuar arsyeja e ndërtimit dhe pronësia e digës. Rezervuari aktualisht përdoret për peshkim rekreativ, por cilësia e ujit është e dobët për shkak të mungesës së trajtimit të ujërave të zeza në qytetet dhe fshatrat që ndodhen në rrjedhën e sipërme.

Sipas Tamara Preininger Horvat, koordinatore e programit për Evropën Juglindore, projekti për heqjen e digës është pjesë e një strategjie më të gjerë të TNC-së për mbrojtjen e lumenjëve ne Evropën Juglinore.

“Në TNC, ne jemi në mission për të ruajtur 1 milion kilometra lumenjë në mbarë botën deri më 2030. Jemi krenarë që punojmë me partnerët tanë këtu në Kosovë për të ndihmuar që lumi Mirusha të jetë një hap më afër rrjedhjes së tij të lirë – duke ndihmuar në përmirësimin e cilësisë së jetës për njerëzit dhe natyrën që mbështeten në të”, tha ajo.

Pas shfaqjes së filmit, u organizua një panel diskutimi me përfaqësues të Institutit për Mbrojtjen e Natyrës në Kosovë, ekspertë nga Universiteti i Prishtinës dhe shoqëria civile.

Gjatë diskutimeve u shpreh gatishmëria për bashkëpunim dhe koordinim mes institucioneve përkatëse dhe të gjitha palëve të interesit, për të bërë një studim profesional që do të nxjerrë në pah gjendjen e Mirushës dhe do të ofrojë rekomandime për statusin e digës momentale në Mirushë.

Mbështetje për gjetjen e zgjidhjes më të duhur për Mirushën shprehu edhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit në komunën e Malishevës, Avni Morina.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)