10 Janar 2025

Daci bëhet anëtar i Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Europës

Prishtinë, 10 dhjetor - Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Europës (ASAE), me seli në Salcburg të Austrisë, ka konfirmuar zgjedhjen në radhët e saj të akademik Nexhat Dacit.

“Në adresë të Akademisë dhe të Dacit, ekspert i njohur në fushën e shkencave kimike, anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ka ardhur letra zyrtare me të cilën njoftohen se është zgjedhur anëtar i rregullt i kësaj Akademie në mbledhjen e Komitetit të Nominimit, të mbajtur në nëntor të këtij viti.

Inaugurimi solemn i Akademik Nexhat Dacit do të bëhet në Asamblenë e përgjithshme, që do të mbahet më 8 mars 2015, në Salcburg. Me këtë dëshmohen edhe një herë meritat që u bëhen shkencëtarëve nga Kosova në suaza ndërkombëtare.


Anëtarë të Akademisë Evropiane të Shkencave dhe të Arteve nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës janë anëtarët e saj Rexhep Ismajli, Hivzi Islami, Edi Shukriu dhe anët. i jashtëm Muhamedin Kullashi. Anëtari i parë i kësaj Akademie ishte i ndjeri akad. Gazmend Zajmi, njofton Shërbimi profesional i ASHAK-ut”, thuhet në njoftim të ASHAK-ut. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)