26 Dhjetor 2024

D4D përmbyll projektin 'Pjesëmarrja e rinisë - Vendos për demokraci'

Prishtinë, 31 janar - Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon konferencën përmbyllëse të projektit dhe lansimin e manifestit “Pjesëmarrja e rinisë: Vendos për demokraci”.  

Fjalimi hapës do të mbahet nga Ferid Murseli, Menaxher i projektit, Instituti D4D, prezantimi i manifestit të të rinjve do të bëhet nga Blerinë Ukshini, Instituti D4D.

Nga komunat përfaqësues do të jenë: Lutfi Haziri, Kryetar i Komunës së Gjilanit; Eshref Memaj, Nënkryetar i Komunës së Prizrenit; Yll Rugova, Drejtor i drejtorisë për Kulturë, rini dhe sport, Komuna e Prishtinës;  Engelbert Zefaj, Drejtor i drejtorisë për Kulturë, rini dhe sport, Komuna e Pejës dhe Tafil Peci, Drejtor i drejtorisë për Kulturë, rini dhe sport, Komuna e Mitrovicës.

Gjatë vitit 2017, D4D ka mbajtur konsultime me të rinjtë nga Komuna e Gjilanit, Mitrovicës, Pejës, Prishtinës dhe Prizrenit, me qëllim të identifikimit të nevojave dhe prioriteteve të tyre kryesore brenda komunave ku jetojnë.

Konsultimet, diskutimet, takimet e njëpasnjëshme, rezultuan në manifestin e të rinjve si kontratë sociale mes të rinjve dhe të zgjedhurve të tyre.

Ky manifest thekson prioritetet kryesore dhe nevojat që duhen të adresohen nga komunat dhe të zgjedhurit gjatë këtij mandati.

Paralelisht me takimet e të rinjve, D4D ka takuar edhe zyrtarë të lartë të partive politike për të avokuar për përfshirjen e temave të këtij manifesti në platformat dhe programet e partive politike.

Në konferencë do të prezantohet manifesti i të rinjve, i përpiluar në kuadër të këtij projekti, i cili përmban identifikimin e problemeve me të cilat ballafaqohen të rinjtë në komunat, si dhe të diskutohet më gjerësisht për këto probleme me përfaqësues nga komunat përkatëse.

Ky projekt është përkrahur nga National Endowment for Democracy –NED.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)