Cyrus vazhdon të shkatërrojë imazhin
SHBA, 4 shkurt - E sapovotuar si modeli më i keq për adoleshentet, 18-vjeçarja Miley Cyrus, vazhdon në rrugën e saj të rebelizmit.
Vetëm pak ditë pasi u fotografua në plazh duke u puthur përpara syve të publikut me të dashurin e saj, adoleshentja shfaq edhe një tatuazh të katërt.
Ky tatuazh i shtohet koleksionit të madh të piercings që aktorja ka në të gjithë trupin.
E bërë e famshme me rolin e saj si Hannah Montana, Miley e pati shumë të thjeshtë të humbte të gjithë imazhin e saj si një vajzë e mirë, brenda shumë pak kohe.