Cyrus ndihet e dëshpëruar pas ndarjes nga i dashuri
Edhe pse ajo po përpiqet shumë për të mos rënë në sy për gjendjen dëshpëruese të saj, është ende duke luftuar për ta kthyer Liamin pranë vetes.
21-vjeçarja dhe aktori australian prishën fejesën e tyre në muajin shtator. Ata kishin 4 vjet që jetonin bashkë, e megjithatë vendosën ti jepnin fund marrëdhënies së tyre.
Miley dhe Liam së fundmi kanë qenë në Londër. Sipas raportimeve Miley është e shkatërruar dhe mendon se bashkë me lidhjen ka humbur dhe veten e saj, sepse kishte shpresuar që ti rikthehej përsëri lidhjes së saj të dikurshme.