Cruz dhe Bardem presin fëmijën e dytë
New York, 1 shkurt - Penelope Cruz po pret fëmijën e dytë me bashkëshortin e saj Javier Bardem.
Cifti i aktorëve spanjollë kanë një djalë 2-vjeçar me emrin Leonardo dhe sipas The New York Post do të bëhen sërish prindër.
Cruz dhe Bardem kanë nisur romancën e tyre në vitin 2007 pasi ishin së bashku në kastin e filmit Vicky Cristina Barcelona.
Aktorët më të famshëm të Spanjës janë takuar për herë të parë para 20 vitesh në komedinë spanjolle Jamon Jamon.