Cruise dhe Kidman nuk ishin të pranishëm në dasmën e vajzës
Ndërkohë, babai i saj Tom Cruise thuhet se nuk ka qenë i pranishëm në dasmën e Isabellës, e cila organizoi një ceremoni surprizë muajin e kaluar në Londër.
Në vitin 1992 Isabella është birësuar nga Tom Crusie dhe ish-bashkëshortja e tij Nicole Kidman.
Ajo ka kurorëzuar dashurinë më 18 shtator, por babai i saj i famshëm raportohet të mos ketë marrë pjesë në ditën e saj më të rëndësishme.
Sipas disa burimeve për revistën Womans Day, 22-vjeçarja është martuar me partnerin e saj prej 1 viti gjatë një ceremonie të vogël të organizuar në Londër. Dasma ishte shumë private dhe ishin ftuar vetëm një grup i vogël miqsh.