Çmimet Grammy për 2013-tën
New York, 7 dhjetor - Grupi i muzikës indie-pop fun dhe këngëtari repist Frank Ocean dominuan kategoritë kryesore të kandidaturave për çmimet Grammy 2013.
Fun mori kandidataturat për këngën më të mirë të vitit për regjistrimin \"We Are Young\" . Grupi është kandidat gjithashtu për albumin më të mirë të vitit me \"Some Nights,\" si dhe artisti i ri më i mirë i vitit.
Repisti Frank Ocean mori gjithashtu kandidatura Grammy në kategorinë si artisti më i mirë i vitit si dhe albumin e vitit me Channel Orange.
Ceremonia e 55 vjetore e çmimeve Grammy zhvillohet në muajin shkurt në Los Anxhelos.