Çmimet e MKRS-së, me etiketa politike
Prishtinë, 10 dhjetor - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit sot (e enjte) ka bërë ftesë publike për propozim të veprave për çmime vjetore që jep për: Çmimin Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore, çmimin vjetor për prozë, poezi, kritikë/studime/eseistikë, për veprën më të mirë për fëmijë e të rritur.
Por, emërtimet në këto çmime e kanë shqetësuar publicistin Berat Armagedoni, i cili, në një status në Facebook, këto emërtime i ka quajtur politike dhe problematike.
Ja postimi i plotë i Armagedonit në llogarinë e vet në Facebook:
MKRS-ja u paska vënë çmimeve etiketa politike
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, çmimeve letrare për veprat më të mira të botuara brenda vitit 2015, të cilat i shpërndan në shkurt të vitit 2016, në ditën më simbolike për shtetin e popullin e Kosovës, më 17 Shkurt, kur festojmë Ditën e Pavarësisë, sivjet u paska vënë etiketa, të cilat më parë ishin pa to.
Çmimi për prozë se kishte emrin Anton Pashku; Çmimi për poezi squhej Ali Podrimja; Çmimi Vehbi Kikaj për veprën më të mirë për fëmijë dhe të rinj nuk qe dhënë kurrënjëherë sepse sishte shpallur asnjëherë; Çmimi për kritikë letrare e eseistikë ishte pa emrin Ibrahim Rugova; as Çmimi për përkthim në gjuhën shqipe ose anasjelltas squhej Pjetër Bogdani. Quhej Azem Shkreli vetëm Çmimi Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore.
Prandaj, sivjet, përpos parave, dikush do ta marrë në shtëpi Anton Pashkun, dikush tjetër përdore Ali Podrimjen, dikush tjetër nën sqetull Vehbi Kikajn, dikush tjetër do të shoqërohet me Ibrahim Rugovën; tjetërkush me Pjetër Bogdanin.
Edhe pse anëtarët e jurisë së sivjetme për ndarje të këtyre çmimeve kishin propozuar, sapo ishin bërë bashkë, por dhe u ishte propozuar që librat ti përzgjidhnin për vlerësim pa qenë propozuar librat e autorëve për ndonjërin prej këtyre çmimeve, MKRS-ja, në fund të këtij viti, këtë dhjetor, prapë paska zgjedhur opsionin e vjetër: paska bërë sot ftesë publike për këta çmime që do ti përzgjedhë sivjet e ti japë në vitin e ardhshëm, e që ndonjërin prej tyre mund mos ta japë siç se ka dhënë as vjet.
Dhe meqë Azem Shkreli është aty qëmoti dhe është më kryesori, konkurrimi për këtë çmim, që quhet Çmimi Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore Azem Shkreli, bëhet nëpërmjet propozimit nga këto institucione dhe asociacione, nga: Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës; Instituti Albanologjik i Prishtinës; Biblioteka Kombëtare e Kosovës; Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës; Shtëpitë botuese të Kosovës; Redaksitë e gazetave dhe revistave letrare-kulturore të Kosovës; Asociacionet e shkrimtarëve që veprojnë brenda territorit të Kosovës; OJQ-të që merren me veprimtari kulturore në Kosovë; Personalitetet me reputacion publik.
Ndërkaq, autorët për çmimet e tjerë mund ti propozojë kushdo, kujt ti teket, qoftë edhe ai që se ka lexuar asnjë libër, se ka shkruar as edhe një sms madje, qoftë ai, edhe analfabet! Pra, nuk shqetësohet kush kë propozon, por shqetësohen ata që japin e ata që zgjedhin të japin kush fiton. Për këta çmime është bërë, do të vazhdojë edhe më tutje të bëhet, një luftë e brendshme, po kaq dhe e jashtme. Sms-at nëpër telefona mobilë do të fluturojnë, kurse takimet mes palëve e ndërmjetësve për ta marrë ndonjërin prej tyre do të revanshojnë.
Po për çfarë?
Vetëm për një çmim me etiketë, të cilin, kush ka mend, duhet ta shqetësojë ajo etiketë e vënë në të. Dhe këto çmime, me këto etiketa politike, në këtë kohë të rëndë të ngërçit politik e diplomatik, përnjëherësh janë problematike! Kur dikush e ka refuzuar Azem Shkreli-n, edhe udhëheqësin e saj të mëparshëm në krye të MKRS-së, si su shkoi mendja këtyre të tashmëve, që i vënë këto etiketa, që ndonjëri mund ta refuzojë, edhe nëse i jepet çmimi, ta zëmë, i quajtur Ali Podrimja, Anton Pashku, Ibrahim Rugova, Vehbi Kikaj.
MKRS-ja as ska qenë e as sdo të mbetet kurrë e LDK-së. MKRS-ja, sikurse pasuria e patundshme familjare, trashëgohet, por etiketat në çmime vështirë do të ndërrohen sepse, sa herë që ndryshojnë krerët e tyre në krye të ministrive, çmimet e këtilla, me etiketime të tilla, do të problematizohen nëse tentohen tu ndryshohet emërtimi në etiketë ose tu hiqet krejt. Kështu që, në mos të përjetshme, këto etiketa do të piqen e sdo të hiqen lehtë!