Clooney dhe Amal planifikojn të shpërngulen në Londër
Londër, 24 qershor - Pas një pushimi disa javor bashkëshortja e aktorit George Clooney i është kthyer punës së saj në Londër.
Ajo gjatë kësaj kohe ishte edhe në vizitë te familja e bashkëshortit të saj në Kentaki si dhe vizitoi shkollën ku George kishte vijuar studimet.
Ajo poashtu e ka përkrahur bashkëshortin e saj në promocionin e filmit Tomorrowland.
Kthimi i saj në Londër lidhet me faktin se qifti janë duke u përgatitur që të kthehen në shtëpinë 10 milionëshe në River Thames, të cilën e kanë blerë vitin e kaluar.