Claudia Schiffer ka ndryshuar që kur është bërë nënë e një fëmije
Vij nga një familje e madhe dhe gjithmonë kam dashur të kem shumë fëmijë. Para se të njihja bashkëshortin tim punoja pa reshtur, por kur nisëm marrëdhënien tonë u hap një dritare e re për mua, thekson Schiffer për revistën Stylist.
Kur linda fëmijën tim të parë ndjeva që ajo ishte gjëja më e rëndësishme në jetë dhe të gjithë shqetësimet që kisha u larguan, shton modelja, e cila ka 3 fëmijë.
Më tej, Schiffer deklaron se lidhja me bashkëshortin e saj është e shkëlqyer.
Matthewdhe unë jemi një. Të gjitha vendimet i marrim sëbashku, si ato që kanë lidhje me fëmijët, ashtu edhe ato që kanë lidhje me shtëpinë. Mendimet tona nuk janë kurrë ndryshe, deklaron top-modelja.