Claudia, forma të mrekullueshme trupore
Hamburg, 12 maj - Një homazh feminilitetit. Kështu seksioni i revistës 'Vogue' në Gjermani e ka përcaktuar kopertinën dedikuar Claudia Schiffer, e cila ka pozuar gjysmë e zhveshur duke treguar shtatzaninë e saj.
Top modelja duket me joshëse se kurrë, vetëm pak ditë para lindjes së fëmijës së saj të tretë, duke treguar format e saj disi më të rrumbullakosura.
"Ka qenë shumë e rëndësishme që të tregosh sa bukur është të jesh grua dhe të kesh një marrëdhënie pozitive me trupin, pavarësisht rrethanave", thotë Claudia.