"Cirku Fluturues" në Producers Workshop ne Cannes
Prishtinë, 13 maj - Producentja Vjosa Berisha, dhe skenaristi e regjisori i projektit filmik \"Cirku fluturues\" Fatos Berisha po marrin pjese kete vit ne Producers Workshop te Festivalit te Cannes, nje ngjarje e rendesishme e industrise se filmit, qe ka edicionin e 5 te sivjet dhe eshte pjese e Marche du Film te festivalit nderkombetar te filmit ne Cannes.
Producers Workshop u hap sot nga drejtori ekzekutiv i Marche du Film, Jerome Paillard i cili vleresoi larte pjesemarrjen e madhe te producenteve nga mbare bota. Producers Workshop eshte aktivitet 6 ditor qe ofron mundesi te medha te gjetjes se koproducenteve, financimit dhe zhvillimit te projekteve filmike ne sferen nderkombetare te industrise se filmit.
Projekti filmik \"Cirku fluturues\" eshte koproduksion Kosove-Shqiperi-Kroaci dhe eshte perkrahur per zhvillim nga Qendra Kinematografike e Kosoves dhe Qendra Kinematografike Kombetare Shqiperi. Gjate fazes se zhvillimit deri tani ka marre pjese ne disa aktivitete te rendesishme si EAVE on Demand, EAVE Producers Workshop, European Script Meeting ne Riga, si dhe tani ne Producers Workshop Cannes / Marche du Film. \"Cirku Fluturues\" parashihet te filloje xhirimet ne pranvere te vitit 2016.