25 Dhjetor 2024

Cirku Flutures i Fatos Berishës në Karlovy Vary Film Festival

Prishtinë, 21 qershor - Projekti filmik “Cirku Fluturues” me regji të Fatos Berishës dhe me producente Vjosa Berisha është përzgjedhur në programin Works in Progress në festivalin prestigjioz të filmit në Karlovy Vary.

Projekti ‘Cirku fluturues’ është përzgjedhur në mes 11 projekteve filmike nga tërë bota që do të garojnë për cmimet në këtë kategori.

Projektet e përzgjedhura në këtë garë të Pitching do të prezentohen para jurisë profesionale dhe një publiku të gjerë profesionistësh nga mbarë bota duke u futur njëherit në garë për çmimin kryesor prej 100,000 euro në shërbime të postproduksionit.

‘Cirku Fluturues’ është një komedi e zezë që në vete ngërthen një rrugëtim të një grupi aktorësh, luajtur nga Armend Smajli, Tristan Halilaj, Shpëtim Selmani dhe Afrim Muçaj, të cilët nisen për të marrë pjesë në Festivalin e Teatrit në Tiranë me shfaqjen e tyre, duke marrë përsipër rrezikun e kalimit të kufirit në mënyrë ilegale në një kohë të rrezikshme pak para luftes së Kosovës.

Projekti filmik ‘Cirku Fluturues’ është përkrahur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërise dhe Bashkia Tiranë, ndërsa ko-producent i projektit është edhe shtëpia filmike Ikonë Studio nga Kosova.

Edicioni i 53-të i Festivalit ndërkombëtar të filmit në Karlovy Vary do të mbahet në datat 29 qershor deri me 7 korrik, kurse gara Works in Progress ku do të prezentohet projekti filmik ‘Cirku Fluturues’, mbahet në datat 1-4 korrik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)