Cindy Crawford vazhdon të udhëtojë vazhdimisht përreth botës
Los Angelos, 26 qershor - Ndonëse karriera e saj si modele nisi tre dekada më parë, Cindy Crawford bën të duket sikur koha ka mbetur në vend që prej atëherë.
Supermodelja në pension, në moshën 46-vjeçare u duk ende në një formë të mrekullueshme, ndërsa parakaloi me pantallona të shkurtra në një plazh të Los Anxhelosit.
Nëna e dy vajzave, Cindy ka mbyllur prej vitesh karrierën e saj në botën e modës, ndërsa është përqendruar tek familja.
Megjithatë, stili i jetesës nuk ka ndryshuar shumë nga ditët e arta, pasi 46-vjeçarja vazhdon të udhëtojë vazhdimisht përreth botës, në shoqërinë e bashkëshortit të saj, Rande Gerber, pronar i një rrjeti restorantesh.