Çifti pranë ndarjes për shkak të Megan Fox
Hollywood, 16 maj - Një çift për pak sa nuk u nda, kur një djalë i tha aktores Megan Fox se sa e bukur është para të dashurës së tij.
Ylli i filmit "Transformers", e cila vazhdimisht është e pjesë e listave për femrat më të bukura në botë, shkaktoi një zënkë mes një çifti në Hollywoodin Perëndimor, kur asaj iu afrua një mashkull për t'i dhënë komplimente për pamjen e saj, teksa e dashura e tij po e shoqëronte.
"Ti je padyshim femra më e mrekullueshme në tokë. Ti je e përsosur... Asnjëherë nuk kam parë dikë më të bukur se ti", citon revista National Enquirer fjalët e fansit.
Mirëpo, para se Fox të përgjigjej, e dashura xheloze e tij filloi të bërtasë, madje duke e ofenduar aktoren 23-vjeçare dhe duke i thënë se nuk je më e mirë se Angelina Jolie.