Christina Aguilera, pazar vetëm me mbathje
Hollywood, 21 tetor - Të hënën, Christina Aguilera, doli për darkë me të dashurin e saj Matt Rutler pa pantallona apo fund, por vetëm me mbathje.
Tashmë duket së këngëtarja ia ka marrë dorën kësaj mode sepse është parë sërish vetëm me mbathje dhe një palë geta duke bërë pazar në Hollywood.
Që nga ndarja nga bashkëshorti i saj Jordan Bratman, 30-vjeçarja ka shtuar në peshë dhe frekuenton klubet e natës me të dashurin e ri duke dalë krejtësisht e dehur prej tyre.