Christina Aguilera fiton 1 milionë dollarë për një koncert
San Diego , 4 nëntor - Christina Aguilera ishte në punë natën e Halloween.
Këngëtarja performoi në festën private të një milioneri në San Diego dhe sipas burimeve pranë saj, ajo u pagua 1 milionë dollarë.
Thënë ndryshe, Christina ka fituar më shumë se 16 mijë dollarë në minutë.
Gjithsesi, burime pranë organizatorëve të eventit sigurojnë se këngëtarja nuk ka marrë më shumë se gjysmë milioni dollarë.
Sido që të jetë, shifra mbetet e lartë.
Me siguri, Christina Aguilera do të dëshironte që Halloween mos të ishte vetëm një herë në vit.