Christina Aguilera, dështon albumi i ri
SHBA, 26 qershor - Dështim i paralajmëruar për këngëtaren Christina Aguilera. Pak javë pasi anuloi turneun, albumi i ri "Bionic" vetëm dy javë pas daljes në treg renditet vetëm në vendin e nëntë të klasifikimit.
Në gjithë karrierën e saj, Aguilera nuk e kishte parë asnjëherë veten kaq poshtë në klasifikim. Albumet paraardhëse kanë arritur të shesin mbi 250 mijë kopje që në momentin e parë që janë hedhur në treg.
Të padobishme kanë rezultuar edhe tentativat për të pozuar nudo në revistën GQ pasi kjo nuk i ka shërbuer aspak këngëtares.