Chris Brown i ndalohet hyrja në Kanadë
Kanadë, 25 shkurt - Siç duket qeveria e Kandasë nuk është adhuruese e reperit 25 vjeçar Chris Brown për arsye se ia ndaloi atij hyrjen ne Kanadë.
Ai kishte planifikuar të marrë pjesë në koncertet e organizuara në Montreal dhe Toronto, ku ai do të këndonte bashkë me reperët Trey Songz dhe Tyga.
Promovuesi i turneut Live Nation tha në një deklaratë të lëshuar në CBC News se refuzimi i hyrjes së tij në Kanadë lidhet me çështjet e imigrimit, të cilat burojnë nga e kaluara e tij kriminale.
Në vitin 2009 ai ishte arresuar për shkak të dhunës ndaj Rihanës ndërsa në vitin 2013 ai ishte arrestuar prapë për të njëjtat arsye në Washington, D.C.