Chris Brown emëron albumin e ri në emër të vajzës së tij
Kaliforni, 24 gusht - Atësia me të vërtetë e ka ndryshuar Chris Brown.
Pak pas mesnatës të shtunën, ylli i muzikës R&B njoftoi se albumi i tij i ri do të emërohet sipas emrit të vajzës së tij 1 vjeçare, Royal.
Brown po e luan për mrekulli rolin e babait duke ndarë kështu me adhuruesit e tij shumë foto dhe video të vajzës së tij.
E vetmja që do të më japë dashuri pa kushte dhe do të më mësojë si të bëhem njeri është vajza ime Royal, "shkroi ai në Instagram të mërkurën.