Chris Brown e tradhtoi Rihannan me dy femra
Los Angeles, 5 prill - Chris Brown ka pranuar se e ka tradhtuar Rihannan me dy femra, njëra ndër to është edhe ish e dashura, Karrueche Tran.
Këngëtari kontrovers ka thënë se që të dyja vajzat kanë qenë të vetëdijshme për situatën dhe për raportin e tij me Rihannan.
Kam qenë me të dyja vajzat në të njëjtën kohë. Ishte gjë e sinqertë. Jam në një pik kur më duhet të jem i sinqertë\", ka thënë Chris gjatë një interviste dhënë së fundmi.
Chris dhe Rhanna kanë pasur një marrëdhënie të ndërlikuar dhe shpeshherë kanë qenë persona të tjerë që janë përfshirë në lidhjen e tyre. Është Chris ai i cili gjatë tërë kohës ka qenë konfuz dhe i papërcaktuar sa i përket lidhjes me Rihannan por edhe me ish të dashurën, Kaurreche Tran.