Chris Brown do ti këndoj këngë për ditëlindje të dashurës së tij
Holivud, 12 maj - Reperi i njohur Chris Brown e ka një plan romantik për ditëlindjen e të dashurës së tij Karrueche Tran.
Ai për këtë ditë të veçantë për të dy ka vendosur që ta këndoj këngën ,,Excuse Me Miss", e cila është bërë hit në vitin 2005.
Kjo këngë ia kujton atij takimin e tyre të parë, kur ai e shikoi atë dhe e kuptoi që ajo ishte femra e duhur për të.
,,Në kohën kur ai e këndoi këngën ai nuk e dinte se kënga do ti dedikohej asaj por në thellësi të zemrës e dinte se ajo ishte për të", thotë një burim i HollywodLife.com.