Chris Brown anulon koncertet e tij
Holivud, 27 janar - Këngëtari i njohur Chris Brown është detyruar që të anuloj serinë e koncerteve të tij në turneun Between The Sheets më datën 26 janar.
Njoftimi për këtë u bë i ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në instagram ku ai ju kërkon falje adhuruesve të tij.
Dëshiroj t'ju kërkoj falje të gjithë adhuruesve të mij dhe njerzëve që më kanë përkrahur deri më tani. Fillimi i turneut është shtyrë për një datë të mëvonshme për shkak se gjyaktësi nuk më lejon që të udhëtoj pa i përfunduar 100 ditë pune në komunitet", tha Chris në postimin e tij.