23 Dhjetor 2024

Cheryl, në formë pas fitores ndaj malarjes

New York, 2 prill - Viti 2010 ishte më i keqi i jetës së saj për këngëtaren Cheryl Cole, pas divorcit me bashkëshortin Ashley Cole dhe prekjes nga një formë vdekjeprurëse e malarjes.

Megjithatë, në një intervistë të botuar sot në revistëm amerikane “Glamour”, Cole thekson se është rikthyer të buzëqeshë, pasi është shëruar plotësisht dhe ndihet në ekuilibër me veten.

”Jeta është më e bukur nëse mëson të mos shqetësohesh shumë për gjithçka”, deklaroi Cheryl, duke shpjeguar teorinë e re të jetës së saj.

“Njerëzit shpenzojnë shumë kohë duke i komplikuar jetën vetes dhe pas divorcit e sëmundjes, kam kuptuar të vlerësoj më shumë ato gjëra të vogla që të bëjnë të lumtur”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)