Cheryl Cole merr me qera një vilë luksoze
Londër, 4 shkurt - Cheryl Cole pritet që të marrë me qera një vilë të shtrenjtë 3500 paund në javë në veri të Londrës, për shkak se ajo nuk dëshiron të blejë një shtëpi të sajën, përpara se të vendosë se ku dëshiron të jetojë.
Krijuesja e hitit Parachute është zhvendosur në shtëpinë e saj të jashtëzakonshme muajin e kaluar, pasi u dashurua në këtë zonë. Vlen të përmendet se shtëpia në Hadley Wood gjendet pak kilometra larg vendit ku ajo ishte martuar me ish-bashkëshortin Ashley Cole.
Ajo po e merr me qera sepse jeta e saj është aq e ngarkuar sa që ajo nuk ka kohë që ta gjejë një shtëpi të përhershme. Kjo vilë gjendet në Londër, ku mbahen shumica e takimeve të saja, theksoi një burim për The Sun.