Cheryl Cole, mbretëresha e internetit
![Cheryl Cole, mbretëresha e internetit](https://ekonomia.info/repository/images/main/Cheryl_Cole.jpeg)
Londër, 28 dhjetor - Këngëtarja e grupit Girls Aloud, Cheryl Cole, është personazhi më i klikuar nga britanikët, në vitin 2010.
Për ish-gruan e futbollistit të Chelsea, Ashley Cole, janë bërë më shumë pyetje dhe kërkime, se sa për çdo personalitet tjetër, duke nisur që prej 1 janarit.
Mendohet se një pjesë të mirë të popullaritetit, 27-vjeçarja ia detyron divorcit të saj, edhe pse shumë prej të interesuarve kërkonin vetëm foto të bukuroshes në motorët e kërkimit.