Cheryl Cole do të përfitojë 4.5 mln paund nga divorci
SHBA, 7 qershor - Cheryl Cole raportohet se do të fitojë 4.5 milionë paund nga Ashley Cole pasi divorci i tyre të përfundojë.
Marrëveshje arrihet pas spekulimeve të mëparshme që thoshin se Cheryl nuk dëshiron marrëveshje financiare.
"Ai nuk mund të besojë se ajo do të largohet pa marrë asgjë. Ajo ka punuar po aq sa edhe ai për pasurinë e tyre", kishte thënë burimi për The Sun.
Por burime të afërta me Ashley Cole thënë se ai ka nënshkruar letrat se pajtohet me marrëveshjen, para se të largohet për në Afrikën e Jugut.
Këngëtarja 26-vjeçare aplikoi për divorc muajin e kaluar, pas thashethemeve se ai e kishte tradhtuar atë me femra të tjera.