Cheryl Cole, ambasadore kundër malarias
Londër, 17 gusht - Këngëtarja e mirënjohuur britanike Cheryl Cole dëshiron të bëhet ambasadore humanitare për të ngritur vëmendjen e sëmundjes së malarias në Afrikë, pas betejës së fundit të saj pikërisht me sëmundjen e malarias, njoftojnë mediat britanike.
Krijuesja e hitit "Parachute" ishte trajtuar në kujdes intensiv muajin e fundit pas infektimit me malaria, që besohet të ketë ndodhur gjatë pushimeve në Tanzani.
Cole anuloi të gjitha angazhimet, ndërsa tani pasi është rikthyer, dëshiron që ta shtojë vëmendjen e botës për sëmundjen vdekjeprurëse e cila në Afrikë po merr përmasa të mëdha dhe këtë Cheryl pritet ta bëjë pas përfundimit të angazhimeve në "X Factor".