Charlize Theron nuk del më në publik
Los Angelos, 3 gusht - Charlize Theron ka rruar kokën për rolin në filmin Mad Max: Fury Road, ku interpreton edhe aktori Tom Hardy.
Por, edhe pse në fillim nuk e vrau mendjen për këtë ndryshim ekstrem look-u, tashmë aktorja afrikano-jugore nuk del më në publik, madje as me kapele.
Një burim për revistën National Enquirer, theksoi: Charlize nuk del dot më në publik sepse turpërohet nga pamja e saj.
Sapo të mbarojë xhirimet ka vendosur që të blejë të gjitha produktet që do e ndihmojnë në rritjen sa më të shpejtë trë flokëve, shton po i njëjti burim.