10 Janar 2025

Ceremonia e rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit më 16 janar

Prishtinë, 23 dhjetor - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka pritur sot në një takim Këshillin Organizativ për rivarrimin eshtrave të heroit kombëtar, Isa Boletini dhe Kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin, me të cilët biseduan për procesin e përgatitjeve të ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtar që do të mbahet më 16 janar.

Përfaqësuesi i familjes Boletini, Gazmend Boletini e ka uruar ministrin Shala për detyrën e re.

Ai e informoi ministrin me procesin e punës, koordinimin me institucionet dhe çfarë aktivitetesh do ta përcjellin ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të heroit Boletini.

Ndërkaq, Ministri Shala është shprehur se tashmë pas identifikimit të eshtrave të heroit tonë kombëtar, Isa Boletini, nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore, jemi në fazën përfundimtare kur edhe do të organizohet ceremonia e rivarrimit.

Ai në lidhje me këtë, ka ofruar mbështetjen e tij personale dhe të MKRS-së dhe ka falënderuar të gjitha institucionet që kanë punuar në mënyrë profesionale në finalizimin e këtij procesi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)