28 Dhjetor 2024

Catherine Zeta Jones sërish në spital

New York, 30 prill - Catherine Zeta Jones është shtruar sërish në një klinikë të specializuar për mjekimin e shqetësimeve depresive, nga të cilat aktorja vuan prej dy vjetësh.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja Sarah Fuller, e cila ka shtuar se Jones vendosi me vullnetin e saj që të shtrohej në spital.

“Ajo vendosi të marrë mjekime të rregullta, për ta menaxhuar shëndetin e saj në mënyrën sa më optimale”, ka deklaruar zëdhënësja e aktores.

Së fundmi Zeta Jones është kthyer në ekranet e kinemasë amerikane në shkurt me thrillerin “Efekte Anësore”, i pritur me sukses nga kritika dhe publiku. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)