Catherine Zeta-Jones rikthehet në ekranin e kinemasë
Hollywood, 13 prill - Catherine Zeta-Jones rikthehet në ekranin e kinemasë me një film provokues. Bukuroshja brune luan në rolin Sandy-t tek "The Rebound".
E lodhur nga tradhëtia e bashkëshortit ajo nis një lidhje me 25 vjecarin joshës Aram Finklestein, i cili interpretohet nga Justin Bartha.
Sandy transferohet ne New York bashkë me fëmijët pasi la bashkëshortin dhe punëson të riun Aram si babysitter. Por mes tyre lind një ndjenjë pasioni e cila përfundon në një dashuri të panjohur më parë nga Sandy.