Caritas Kosova shfaq filmin Dokumentar Përtej Portave
Prishtinë, 19 dhjetor - Caritas Kosova ka mbajtur konferencën përmbyllëse për të prezantuar të arriturat e projektit Ri-integrimi i të burgosurve pas lirimit më ç'rast gjatë kësaj konference do të shfaqet filmi dokumentar me titull Përtej Portave.
Ngjarja është zhvilluar në kuadër të projektit në fjalë të cilin Caritas Kosova e implementon në Qendrën Korrektuese në Lipjan që nga Tetori i vitit 2013.
Projekti synon të lehtësoj ri-integrimin e të burgosurve pas lirimit përmes ofrimit të trajnimeve profesionale në floktari dhe rrobaqepësi, aktiviteteve socio-kulturore dhe përmes ngritjes së vetëdijes së qytetarëve në lidhje me rëndësinë e krijimit të kushteve për ri-integrimin e të burgosurve.
Zëvendësministri i Drejtësisë, Lirak Çelaj sot ka marrë pjesë në përmbylljen e projektit tre vjeçar Ri-integrimi i të burgosurve pas lirimit me theks të veqantë femrat e burgosura dhe të miturit që ndodhen në Qendrën Korrektuese në Lipjan, projekt ky i mundësuar nga Caritas Kosova në bashkëpunim me QK në Lipjan.
Zëvendësministri Çelaj e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm këtë projekt të mbështetur nga Caritas Kosova në procesin e riedukimit dhe risocializimit të personave të burgosur në këtë Qendër.
Zëvendësministri Çelaj tha se pas arritjes së riedukimit dhe risocializimit, të burgosurit do të jenë shumë më të kujdesshëm me veprimet e tyre dhe në të ardhmen ata do të sillen në pajtim me ligjin si dhe do të ketë sjellje shumë më të mira si në shoqëri ashtu edhe në familje.
Ministria e Drejtësisë dhe Caritas Kosova kanë nënshkruar Marrëveshjen e Mirkuptimit për periudhën tre vjeqare 2013 2016, e cila përfundon me një filmin dokumentar mbi të drejtat e ri-integrimit.
Ky projekt ka pasur për qëllim furnizimin e QKL-së me paisje për rrobaqepësi dhe floktari si dhe trajnimin e femrave dhe të miturve, të cilat janë realizuar për periudhën e paraparë.
Përveq këtyre aktiviteteve, Caritas Kosova ka përkrahur edhe shumë aktivitete me të mitur si ato sportive, artistike por edhe ka ndihmuar në furnizimin me gjëra të nevojshme të cilat kanë ndikuar në procesin e riedukimit dhe risocializimit të personave të burgosur.
Zëvendësministri Çelaj ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj Caritas Kosova për mbështetjen e ofruar duke shpresuar që ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen.