Carey shtatzanë rrëzohet në skenë
Singapor, 28 shtator - Mariah Carey nuk pranon të braktisë jetën profesionale edhe pse është shtatzanë me fëmijën e saj të parë.
Këngëtarja e muzikës pop po shëtit në të gjithë botën duke rrezikuar shtatëzaninë, madje në një koncert ajo është rrëzuar në skenë. Ngjarja ndodhi në Singapor, në prag të cmimit të madh në garën e Formula 1.
Këngëtarja nuk ka ndaluar së kënduari pasi ajo u ringrit duke vazhduar këngën. Ndërkohë, në 2 nëntor do publikojë edhe albumin e ri, \"Merry Christmas II You\".