Canalis dhe Clooney njoftojnë ndarjen
Hollywood, 23 qershor - Elisabetta Canalis dhe George Clooney janë ndarë përfundimisht.
Historia e dashurisë mes aktorit të famshëm dhe modeles italiane ka përfunduar pas 2 viteve.
Pas një muaji, në korrik ata do të mbushnin dy vite lidhje por në një njoftim të përbashkët ata kanë njoftuar ndarjen.
′Nuk jemi më bashkë. Është shumë e vështirë dhe shumë personale, kështu që ne shpresojmë se intimiteti jonë do të respektohet ′′shprehen ata.