Cameron mendon për dy Avatar të tjerë
Hollywood, 2 shtator - James Cameron ka ndërmend të xhirojë dy pjesë të tjera të filmit të tij të suksesshëm në 3D, Avatar.
Regjisori është aktualisht duke punuar me shënimet dhe skicat e skenave të mundshme.
Në pritje që projekti të konkretizohet, Cameron po përfundon romanin e serisë së ardhshme të Avatar-it, që është parashikuar të dalë brenda fundit të vitit, maksimumi në 2011-n.