Cameron konfirmon Avatar 2 dhe Avatar 3
Hollywood, 28 tetor - James Cameron ka konfirmuar se Avatar 2 dhe Avatar 3 do jenë dy projektet e tij të radhës, ndërsa ka zbuluar se ato do të lancohen në dhjetor të vitit 2014, respektivisht 2015.
Regjisori 56- vjeçar ka konfirmuar dy projektet e tij të radhës, skenarët e të cilëve do t`i ketë të gatshëm në fillim të vitit të ardhshëm.
Cameron sqaroi se krijimi i filmave, të cilët pritet të kenë për protagonist Sam Worthington dhe Zoe Saldana, do të jenë udhëtime epike dhe se do të tejkalojnë pritjet e audiencës.
Me dy filmat e rinj në plan, kompania ime dhe unë jemi duke synuar një udhëtim epik me partnerët tanë te Twentieth Century Fox. Qëllimi ynë është që të arrijmë dhe të tejkalojmë pritjet e audiencës globale për pasurinë e botës vizuale të Avatar, u shpreh Cameron.