Cameron Diaz: Nuk dua tia di për moshën
Hollywood, 8 dhjetor - Cameron Diaz, 38 vjeçe dhe me ndonjë rrudhë të vogël, nuk shqetësohet aspak për moshën.
Aktorja ka qenë sot në Romë për të prezantuar The Green Hornet, filmi në 3D i Michel Gondry.
Nuk jam aspak e shqetësuar për moshën, është diçka mbi të cilën gjithnjë bëj shaka. Madje mendoj se dikush duhet të gënjejë kur e pyesin që më pas ti thonë se mbahet mirë, deklaroi Diaz.