Calvin Harris do ta njoftoj Taylor Swift me prindërit e tij
Holivud, 21 maj - DJ i njohur skocez Calvin Harris po bën gjithçka që është e mundur në mënyrë që ti tregoj të dashurës së tij Taylor Swift se sa shumë e don.
Një burim i HollywoodLife.com ka njoftuar se ai po planifikon që ta takoj atë me prindërit e tij në fund të muajit të ardhshëm.
Ai do të shkoj në Londër për ta parë koncertin e saj në fund të muajit qershor dhe ata do të kalojn ca kohë bashkë duke shëtitur nëpër Evropë. Pastaj ata do të shkojn bashkë në Skotlandë ku Taylor do të njoftohet me prindërit e Calvin", thotë burimi.