"California Gurls", kënga më e re e Katy Perry
SHBA, 11 maj - Katy Perry ka publikuar hitin e parë "California Gurls" që paraprin daljen e albumit "Summer Starts Now".
Këngëtarja e cila u bë e njohur me "I Kissed A Girl" në vitin 2008 ka dhënë një intervistë për revistën Maxim ku cilësohet si Artistja më e talentuar dhe më seksi e vitit.
Në këtë disk ka stil të viteve 90, i ngjashëm me atë të Cyndi Lauper. Eshtë i pasur dhe me shumë surpriza. Besoj se kemi bërë një punë të mirë, thotë Perry.
Sipas lexuesve të Maxim, këngëtarja amerikane është më seksi se, Brooklyn Decker, Zoe Saldana, Blake Lively, Megan Fox, Rihanna, Elisabetta Canalis, Olivia Munn, Kim Kardashian dhe Marisa Miller.