Cage paguan gjysmën e borxheve ndaj shtetit
Hollywood, 5 prill - Nicolas Cage ka paguar të paktën gjysmën e taksave të prapambetura, që datojnë prej viti 2002.
Aktori kishte borxh rreth 13 milionë dollarë, por tani ai \'ka hequr qafe\' një pjesë të mirë të tyre.
Së fundmi ai i ka dhënë shtetit $6,257,005. Kjo shifër është bërë e ditur nga TMZ, që zotëron dokumenta zyrtare që tregojnë se firma e fundit prej aktorit është dhënë në 15 shkurt në Oakland, Kaliforni.
Shuma e paguar e cliron aktorin nga taksat e vitit 2007, por ndërkohë ai ende i mbetet borxh shtetit për vitet 2002, 2003 dhe 2004.
Cage ka fajësuar menaxherin e tij që e coi në shkatërrimin financiar, por ky i fundit thotë se ka qenë vetë Nicolas, i cili u vetëshkatërrua për shkak të shpenzimeve marramendëse.
Nicolas u detyrua të shiste shumë prej aseteve të tij, përfshirë pronat në Kaliforni, në Las Vegas dhe New Orleands, si dhe një kështjellë, jahtet dhe skeletin e një dinosauri 67 milionë vjecar me vlerë 276 mijë dollarë.